Ky është personi që u arrestua në Prishtinë për mosrespektim të arrestit shtëpiak
17 janar 2026
| 10:22
Sinjali mëson se Gurakuq Pireva është personi që është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak.
Sipas burimeve, ai është ndaluar rreth orës 23:30 në rrugën “Naser Hajrizi”, teksa po lëvizte jashtë shtëpisë, ndonëse duhej të ishte nën masë restriktive.
Pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa pas konsultimeve me autoritetet kompetente është udhëzuar që të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij në seancë gjatë ditës së sotme.
I njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet deri në vendimin e radhës për këtë rast.



