Ky pritet të jetë trajneri i Holandës

22 korrik 2021 | 11:23

Pas largimit të Frank de Boerit në drejtimin e Holandës, këta të fundit janë në kërkim të një trajneri duke parë se në shtator fillojnë ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022”.

Sipas asaj që raportojnë mediat holandeze, anëtarët e këshillit të Federatës Holandeze të Futbollit kanë gjetur akordin për një rikthim të mundshëm në pankinën e “tulipanëve” të Luis Van Gaal.

Trajneri 69-vjeçar ndodhet pa asnjë ekip që në vitin 2016 pas largimit të tij nga Manchester United dhe pritet të rikthehet në stolin e “portokallinjve” për të tretën herë, ku i stërviti në vitin 2000 dhe në vitin 2012.

Van Gaal në herën e fundit, ishte tek kombëtarja holandeze nga viti 2012 deri në vitin 2014 nga ku drejtoi “tulipanët” për 29 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…