
Laert Vasili shkon në Prekaz: Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë
22 qershor 2025
| 17:20
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, aktori Laert Vasili, ka zhvilluar një vizitë në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz, vend simbol i qëndresës dhe lirisë për shqiptarët.
Vizita e tij është shpërndarë në rrjetin social TikTok, ku Vasili shihet i ulur në gjunjë përpara varrit të komandantit Adem Jashari, një akt respekti dhe përulësie ndaj figurës më të rëndësishme të rezistencës shqiptare.
“Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të lirisë,” ka shkruar aktori në përshkrimin e videos.
Ky akt ka shkaktuar një valë komentesh nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët kanë vlerësuar gjestin si një shenjë të rrallë respekti nga një figurë publike që vjen nga bota e artit dhe televizionit.

