Lajçak: Pa asociacion s`ka normalizim të marrëdhënieve  

15 tetor 2020 | 13:41

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë me dije se institucionet e Kosovës duhet ta implmentojmë asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një konference për medie në Prishtinë, ai ka thënë se nuk mund të këtë normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë pa asociacion.

“Kosova e ka bërë të qartë se si është normalizimi dhe Beogradi e ka bërë të qartë. Do të mundohem të gjejmë një normalizim. Jam të lehtësojë procesin. Nuk më bie të them çfarë është ajo. Nuk jam në pozitë të dua marrëveshje më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë”, ka deklaruar  Lajçak.

Ai ka deklaruar se asociacioni duhet të bëhet sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese. “Marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe pastaj më 2015, por nuk është implementuar. Është opinion i Gjykatës Kushtetutës. Duhet themeluar në pajtueshmëri me Gjykatën Kushtetuese. Duhet të diskutohet statuti në hapin e radhës. Pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja fillon të implementohet pas nënshkrimit. Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Nga syri gjelbèr, shpèrtheu kroi i lagèshtisè. Sy mè…