
Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Neueri
Një goditje vërtet e madhe për Bayern Munchen në këtë start të sezonit të ri teksa skuadra “bavaraze” ka humbur portierin dhe kapitenin e skuadrës Manuel Neuer për shkak lëndimit.
35-vjeçari u dëmtua në kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Superkupës ndaj Borussia Dormundit, por arriti ta mbyllte ndeshjen pa u zëvendësuar. Lajmi u bë publik ditën e sotme nga vetë faqja e Bayernit duke hidhëruar tifozët “bavarezë”.
Një prishje planesh për Julian Nagelsman i cili humbet lojtarin më të rëndësishëm në skuadër në këtë start sezon, teksa nuk bëhet e ditur koha që do të mungojë kapiteni i kombëtares gjermane. Me shumë mundësi Neuer do të humbasë dhe ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve.
ℹ️ @Manuel_Neuer sustained a capsule injury in his right ankle during the Supercup victory over Dortmund, so the captain will not take part in today's training. #MiaSanMia pic.twitter.com/CzsNrsQNlq
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) August 19, 2021