Lampard: Ndaj Liverpoolit nuk ka arsyetime
                13 gusht 2019
                |  15:01
            
        Trajneri i Chelseat, Frank Lampard i ka bërë me dije lojtarëve të tij se nuk mund të kenë arsyetime për finalen e nesërme ndaj Liverpoolit.
“Ndeshja në finale ndaj një skuadre të kualitetit të Liverpoolit do të jetë e tensionuar siç janë zakonisht finalet. Çdo lojtarë duhet të jetë në dijeni për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe duhet të jap çdo gjë nga vetja sepse do të jetë shumë, shumë e vështirë. Nuk mund të themi pas ndeshjes, ‘Oh, kemi mundur ta bëjmë këtë’, ‘ E humbëm atë shans’, ‘Nuk ishim plotësisht gati’, nuk ka vend për arsyetime”, ka thënë Lampard.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        