
LAMTUMIRË NËNA REXHIE E HEROIT TË KOMBIT XHEVAT QERIMI🇦🇱
Ismet Sylejmani
Sot u ndamë përgjithmonë nga Nëna Rexhie, Nëna e Shokut dhe Bashkëveprimtarit tim të ngushtë, Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Në më pak se dy muaj, u ndanë nga jeta të dy prindërit e Xhevatit!
Babai i Xhevatit Axha Basri mbylli sytë më 11 Gusht 2025, dhe u varros më 12 Gusht, dhe dje me 29 Shtator 2025, mbylli sytë Nëna Rexhie, dhe sot më 30 Shtator 2025 u ndamë përgjithmonë nga Ajo!
Nderim e mirënjohje për prindërit e luftëtarit të madh kombëtar, veprimtarit të hekurt të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Komamndantit të parë të njësiteve të para të armatosura të UÇK-së, Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Lamtumirë Nëna Rexhie, të fala Shokut e Bashkëveprimtarit tim e djalit Tënd të mrekullueshëm, të papërsëritshmit, Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Të qoftë i lehtë dheu i Atdheut!🙏
Me dhembje e nderim,
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 30 Shtator 2025!