Lamtumirë Omer Kaleshi!

18 prill 2022 | 08:26

Nga: Halil Matoshi

1.

I njoftun botnisht, sidomos me opusin e tina “Kokat”, Kaleshi i ka dhânë artit universal ni vistër ftyrash me ni kolorit fantastik, me dokë e ‘qehre’ ballkanike dhe shqiptare. Të paharrueshme, të papërsëritshme…

2.

Kokat e Kaleshit e kanë përthithë dritën nga universi dhe sikur vijnë me sjell ni lajm që njeriu e pret përgjatë mileniumeve: Kush jam unë dhe pse jam këtu (në botë), por drita brenda tyne në thelb shprehë të nemitunen.

Sikur shuhet në heshtje nji yll.

Kaleshi e ka shumëzu njerëzimin me personazhet e tina, tue begatu njeriun me ni dimension të ri: karakteristikat dalluese të njeriut nga njeriu – fotografinë me ngjyra  që e shquen antropologjinë e njerëzve që kanë jetu dikur në hapësirën e krijuesit dhe që mund të jetojnë kurdo e kudo.

3.

I vetëdijshëm se qenia zbâhet, për me metë veç ni shèj në kohë: Kaleshi ruen amblema të llojit njerëzor në habitatin e tij, siç na i ka lânë njeriu anonim parahistorik shèjat e specieve me të cilat e ka nda hapësinën dhe kohën: Atë të përhershmen, nurin e ftyrës së njeriut, qê na i përkujton prindët, gjyshat, të ngjashmit tanë simas hartës gjenetike, të dallueshëm për nga drita në tensionin e kohës.

Autori përgjatë udhëtimit të tij në botë ka pikasë dhe ruejt tiparet që i janë doktë të njofshëm, ftyra që vijnë si reminishenca të përvojës sonë me sojin njerëzor.

Tablotë e tij ia kthyen Kaleshit tanë energjinë që e ka investu, tue hjeshue me ni nur që i përket të hyjnishmes. Jonjerëzores. Transhedencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Luan Rama Dy ditë parë duke folur me video…