Largimi nga puna i veteranit të UÇK-së nga Mujka i LV-së, Berisha ka një porosi: Kanë me marrë fund si Serbia

01 gusht 2025 | 16:04

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar pasi veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, është larguar nga puna prej drejtorit të Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.

Ai ka theksuar se në këtë mënyrë është sjell edhe Serbia me shqiptarët.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se zyrtarët si Mujka do të marrin fund si Seria.

“Ju, që pa fajin e juaj keni lindur më vonë dhe nuk e dini se kush ka qenë Serbia dhe si është sjellën ajo me shqiptarët, lexojeni vendimin për largim nga puna të veteranit të UÇK-së nga Ibër-Lepenci, nga një kuadër i Albinit, i cili ka qenë anëtarë i partisë së gruas së Millosheviqit deri më 1999! Ndërsa unë nga përvoja në jetë ju them se kanë me marrë fund si Serbia edhe mbeturinat e saj që po kundërmojnë tash e sa vite në Kosovë”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur paraditen e së premtes, ish-komandanti i UÇK-së, Selman…