
Latifi: Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë, tetë vite të humbura kot
19 mars 2023
| 14:00
Analisti politik dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme në Ohër, duke e quajtur si të vonuar.
Sipas Latifit, marrëveshjet që janë nënshkruar në vitin 2015, tashmë do të zbatohen nga Kryeministri Albin Kurti. Sipas tij këto tetë vite janë humbur kot.
Ata e nënshkruan, ky do ta zbatojë! 2015- 2023, tetë vite më shumë në kronikën e gjatë të viteve të humbura kot të këtij populli. Një urti e moçme thotë se edhe nga humbjet mund të fitohet diçka: mësimi nga gabimet. Në rastin konkret ky mësim është çlirimi i politikës nga pesha e dëmshme e demagogjive mashtruese dhe populizmit elektoral. A kemi me qenë në gjendje ta përvetësojmë e jetësojmë këtë mësim? Nuk e di”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.