Latifi: Bashkë në mbështetje të fushatës ‘16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore’

04 dhjetor 2025 | 11:45

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Qendra për Punë Sociale dhe OSBE-ja, ku të pranishëm ishin përfaqësues institucionalë, profesionistë të fushës sociale, të sigurisë, të arsimit dhe nga organizatat partnere.

Takimi kishte për qëllim diskutimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe të miturve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalim dhe reagim më efikas.

“Në emër të Komunës së Rahovecit, riafirmova gatishmërinë tonë për të mbështetur mekanizmat mbrojtës, për të forcuar kapacitetet lokale dhe për të qenë partner aktiv në çdo iniciativë që mbron fëmijët dhe të miturit”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj…