
Latifi: Kurti e ka komoditetin të tallet me opozitën
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, e ka komentuar postimin e djeshëm të kryeministrit Albin Kurti për tenorin Ramë Lahaj.
Aty, Kurti kishte përmendur njërin nga romanet më të famshëm të shkrimtarit francez, Albert Kamy, por me një krahasim interesant me lajmin që Lahaj e mori për vdekjen e nënës së tij, gjatë koncertit që po e mbante të shtunën në Prishtinë.
Latifi ka thënë se dyshon që dikush nga deputetët e tjerë të opozitës, përveç Kujtim Shalës, ta ketë lexuar novelën e Kamysë.
“Sa deputetë të opozitës e kanë lexu Kamynë dhe novelën e tij të famshme ‘I huaji’? Dyshoj se përveç Kujtim Shalës që është i fushës ku trajtohet Kamyja, asnjë tjetër. Kështu që kryeministri Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, jo vetëm politikisht, por edhe letrarisht e filozofikisht. Bile sa t’ia dojë kokrra e qejfit”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.