 
                    Laura Kryeziu, kryetare e re e Këshillit Drejtues të UP-së
                04 mars 2019
                |  21:56
            
        Laura Kryeziu është zgjedhur kryetare e re e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë UP-ja, me anë të një komunikate për medie.
Kryeziu, sipas njoftimit, u zotua se do të punojë fuqishëm për zhvillimin dhe mirëfunksionimin e Universitetit.
Deri tash kryesuese e këtij këshilli ishte Ardiana Bunjaku.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        