Lavrovi shkon në Kinë

30 mars 2022 | 08:13

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, arriti në Kinë të mërkurën, në vizitën e tij të parë tek aleatja kryesore e Rusisë, që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës muajin e kaluar.

Ai u takua me ministrin e Jashtëm rus, Wang Yi, në provicën kineze Anhui, raportoi transmetuesi shtetëror kinez CGTN.

Kryediplomati rus, po ashtu, pritet të marrë pjesë në një sërë takimesh të organizuara nga Kina për të diskutuar për mënyrat për ta ndihmuar Afganistanin. Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet fqinje të Afganistanit po ashtu pritet të marrin pjesë në këto takime.

Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka gjasë që të jetë temë e këtyre takimeve.

Për dallim nga shumë shtete perëndimore, Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës.

Pekini ka thënë se ministri i Jashtëm, Wang Yi, do t’i takojë së bashku të gjithë përfaqësuesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Arakhamia nga delegacioni ukrainas për bisedimet e paqes ka…