Lazio mendon për Gattuson

25 tetor 2019 | 17:46

Gennaro Gattuso raportohet se është përsëri në “radarin” e Lazios, pasi Simone Inzaghi e ka gjetur veten nën presion. Lazio pësoi humbjen e tyre të katërt të sezonit nga Celticu (2-1) në Ligën e Evropës.

Sipas mediumit italian “Tuttomercatoweb”, Inzaghi rrezikon shkarkimin, kurse klubi po mendon për Gattuson.

Ish-trajneri i Milanit ishte i lidhur me kalimin te Lazio edhe muajin e kaluar, kurse për të interesim kanë shfaqur edhe Genoa dhe Sampdoria.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli italian ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit…