LDK e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

08 maj 2025 | 20:00

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do t’i ftojë liderët e partive politike, për një takim gjithëpërfshirës, lidhur me bllokadën në Kuvend, ku për 12 herë ka dështuar konstituimi i tij.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media.

Lidhur me këtë, nga LDK kanë thënë se janë të gatshëm të shkojnë në takim.

Këtë e ka konfirmuar për Blic, Besian Mustafa, zëdhënës i kësaj partie.

“Natyrisht se po. Gjithëpërfshirja është pikërisht thirrja jonë”, ka thënë Mustafa./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vatikan –Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e saj të ri…