LDK-ja akuzon qeverinë e drejtuar nga Kurti për rënien e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit

02 maj 2025 | 13:38

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria e kaluar e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje është shkak që  Kosova është radhitur 24 pozita më poshtë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se ish-ekzekutivi ka bërë trysni ndaj mediave, ndaj gazetarëve, ku shtoi se patën tentativa për ta mbyllur televizionin e “Klan Kosovës”.

“Kosova gjendet pran vende Angola, Mongolia dhe Mozambiku ku mban pozitën më të ulët në rajonin e Evropës Juglindore, madje më poshtë se vend fqinj. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky degradim i lirisë së shtypit lidhet drejtpërdrejtë me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave. Për gati katër vjet pushteti i Albin Kurtit ka sulmuar gazetarët, ka denigruar mediat kritike dhe ka tentuar të heshtë fjalën e lirë”.

“Gazetarët janë etiketuar edhe si bashkëpunëtorë të Serbisë, janë përballur me padi strategjike, kërcënime, bojkote, dhe fyerje të përditshme. Kjo qasje armiqësore ka krijuar një klimë ku institucionet nuk hezitojnë të ushtrojnë trysni ndaj mediave të pavarura, kujtojmë tentativat për të mbyllur televizionin Klan Kosova, sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe kërcënimet e vazhdueshme në rrjete sociale. Raporti i Reporterëve pa kufij ka vënë në pah përpjekjet e pushtetit për të kapur mediat, si nëpërmjet trysnisë politike ndaj Komisionit të Pavarur për Media, apo emërimeve partiake në krye të RTK-së”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka reaguar pas publikimit të…