LDK-ja në Gjakovë mbështet Gjinin në balotazh

02 nëntor 2025 | 13:35

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Gjakovës, Shefqet Shehu, ka konfirmuar se është arritur marrëveshja e bashkëpunimit me kandidatin e AAK-së dhe kryetarin aktual, Ardian Gjini.

“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë,” ka deklaruar Shehu për “Blic”-in.

Edhe Ardian Gjini, kryetari aktual i Gjakovës i “Blic”-it se ky bashkëpunim e ka synimin që ta bëjnë Gjakovën edhe më të mirë.

“Nuk kemi arritur tek detajet, por po, kemi dakordim që të bashkëpunojmë e ta bëjmë Gjakovën më të mirë”, ka deklaruar Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkivoli me trupin e pajetë të ish-kryeministrit shqiptar ka bërë…