
LDK-ja: Refuzimi i komisionit hetimor për energji nga partia në pushtet, fshehje e të vërtetës
26 prill 2022
| 12:40
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës.
Kjo parti ka thënë se formimi i komisionit në fjalë është domosdoshmëri shtetërore.
“Dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100 për i qind për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë. Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, është thënë në reagimin e LDK-së.