LDK në mobilizim për zgjedhjet lokale – Bexhet Xheladini rikonfirmohet si kandidat për kryetar në Dragash

11 maj 2025 | 21:08

Gjatë ditës së sotme, Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Dragash zhvilloi mbledhjet e rregullta të Kryesisë së ngushtë dhe asaj të zgjeruar, në të cilat u diskutuan çështje kyçe për të ardhmen politike të kësaj strukture partiake në nivel lokal.

Mbledhja fillestare, ajo e Kryesisë së ngushtë, nisi në orën 15:00 dhe u mbajt në praninë e kryetarit të Degës, Bexhet Xheladini, nënkryetarëve, kryetares së Forumit të Gruas dhe kryetarit të Forumit të Rinisë.

Pas kësaj, në orën 16:00, u zhvillua edhe mbledhja e Kryesisë së zgjeruar me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, kryetarëve të nëndegëve dhe asambleistëve. Mbledhja, e cila u kryesua nga vetë Xheladini, kishte në rend dite tre pika kryesore: analiza e zgjedhjeve të përgjithshme, përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe çështje të ndryshme.

Në diskutimin për zgjedhjet e përgjithshme u vlerësua pozitivisht angazhimi i strukturave të Degës dhe u kërkua një mobilizim edhe më i madh për zgjedhjet lokale. Ndërkohë, në pjesën e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, u trajtuan hapat organizativë dhe u diskutua çelësi për përzgjedhjen e kandidatëve për Asamblenë Komunale nëpër nëndegë.

Me propozim unanim nga të gjithë anëtarët e Kryesisë që Bexhet Xheladini të jetë kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit në zgjedhjet lokale që po afrojnë, si dhe bartës i listës së kandidatëve për Asamble Komunale.

Mbledhja përfundoi pa diskutime në pikën e tretë të rendit të ditës, e cila iu kushtua çështjeve eventuale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur procesi votimit në vend, në orën 19:00 siç…