LDK nuk voton as për kryetar të Kuvendit të propozuar nga LV-ja

15 prill 2025 | 08:32

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se në seancën konstitutive, LDK-ja nuk do të votojë as për kryetar të kuvendit që propozohet nga Vetëvendosja dhe as për qeveri.

Qëndrimi i LDK-së, siguroi Haziri, “mbetet i pandryshuar”.

“Nuk ka votë as për Kuvend as për qeveri, ky është qëndrim i LDK-së. Sidoqoftë, GP i LDK-së do të diskutojë nesër në mëngjes për përgatitjet e fundit lidhur me rolin tonë në seancën e konstitutimit të kuvendit. LDK ka qëndrim të pandryshueshëm. Tash VV e ka të drejtën, dhe fundja ia njeh kushtetuta”, tha Haziri për Gazetën Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa doganore prej…