LDK-së i bashkohet asamblistja e AAK-së në Suharekë

09 qershor 2025 | 13:46

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur në radhët e saj Sanie Kuqi – Rexhepaj.

Ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe asambliste e kësaj partie në Asamblenë Komunale të Suharekës.

Nga sot, i është bashkuar zyrtarisht LDK-së dhe degës së saj në Suharekë.

Në një takim të mbajtur sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e degës në Suharekë, Ardian Shala, e kanë pritur Rexhepaj, duke shprehur mirëseardhjen dhe vlerësimin për kontributin e saj të deritanishëm në jetën publike dhe institucionale të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Divizioni për të Huaj në kuadër të Ministrisë së Punëve…