Legjenda Carmen Martin në Prishtinë, bashkëbisedon me lojtaret e Evropianit U17

08 gusht 2025 | 15:28

Të premten nuk ka pasur ndeshje në Kampionatin Evropian U17 për hendbolliste në Prishtinë. Megjithatë është zhvilluar një aktivitet i rëndësishëm, ai “Respect Your Talent” që EHF-ja e organizon gjatë çdo kampionati.

Lojtaret e përzgjedhura si më të mirat e ndeshjeve në fazën grupore kanë bashkëbiseduar me legjendën spanjolle të henbollit, Carmen Martin.

Prej saj hendbollistet e reja kanë mësuar shumë gjëra të rëndësishme për karrierë të suksesshme në hendboll. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtues të FHK-së dhe përfaqësuesit e EHF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi francez, Paris Saint-Germain thuhet se i ka caktuar çmimin…