Leicesteri interesohet për Muriqin

30 korrik 2020 | 21:06

Skuadra e Leicester Cityt është duke u interesuar për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Për sulmuesin shtatlartë interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të tjera në Angli dhe Itali. 26-vjeçari me skuadrën turke ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Në të gjitha garat e edicionit 2019/2020, Muriqi ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te disa skuadra në Turqi dhe Shqipëri, kurse në Kosovë ka luajtur për Lirinë e Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në të…