Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Rekë të Mirë, ku është diskutuar koordinimi i punëve dhe përgatitjet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ai deklaroi se Aleanca po hyn në këtë proces me energji pozitive dhe entuziazëm të shtuar në secilën degë e nëndegë, duke theksuar se ky mobilizim është dëshmi e unitetit të partisë.
Postimi:
Me strukturat e Aleancës në Rekë të Mirë sonte u mblodhëm për të koordinuar punën dhe për t’u përgatitur për 28 dhjetorin, ditën kur Kosovës do t’ia kthejmë vendimmarrjen e përgjegjshme.
Bashkë diskutuam për një mobilizim të fuqishëm në secilën degë e nëndegë, ku tashmë po ndihet qartë energjia pozitive dhe entuziazmi i madh i strukturave tona.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e bashkuar dhe krah i tërë qytetarëve.