Lekaj tallet me Kurtin për manastirin e Deçanit: Albin patrioti, a e lëshove bajrakun a?

13 mars 2024 | 15:19

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për manastirin e Deçanit.

Konkretisht, Lekaj ka reaguar për “urdhrin” për Agjencinë Kadastrale që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses, të cilin vendim e kishte krahasuar me vendimet e kohës së Millosheviqit, pikërisht kryeministri Albin Kurti.

Deputeti Lekaj, ia ka rikthyer shprehjen e vet Kurtit, të cilin kryeministri e pati përdorur për shefin e Lekajt, Ramush Haradinajn.

“HAHAHAHAHA. Ku je o Albin patrioti???? A lëshove bajrakun a?”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin…