Lëshimi i “Kosovës A” pa filtra të ajrit është krim, qeveria po tenton ta fshehë kolapsin e KEK-ut

23 qershor 2025 | 08:20

Anëtari i AAK-së, Avni Arifi, ka reaguar ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralit Kosova A pa filtra funksionalë të ajrit, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu”, shkruan Arifi.

Ai gjithashtu e akuzon qeverinë për fshehje të gjendjes së vërtetë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se vendimmarrjet aktuale për energjinë po shndërrohen “çdo ditë në krim më të madh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve…