Letra që kurrë nuk mbërrijti në adresën e dëshiruar!

26 mars 2024 | 21:24

Kujtime nga Salih Sefa

Viti 1987 në izolimin e burgut që quhej: “Kapedomi” në Nish!

Në një dhomë nëse mund të quhet dhomë apo më mirë hapsirë perafërsisht 6 m2,me katër shtretër nga dy një mbi një, me madhësi 80cm x 2m. Në qosh një wc e hapur dhe pa derë, një dritare e vogël që perveq grilave te trasha, ne vend të xhamit i kishin vu llamarinë me vrima gjëja për dritë e ajrosje! Aty kishim edhe dy drrasa-bankina fikse e që na shërbenin edhe si ulëse edhe si tavolinë buke. Kjo far dhome mbyllej me një derë hekuri të trashë e te ndryshkur dhe sa herë hapej ndjellke frigë e trishtim!!!

Dita filloj si zakonisht me atë sirenën ushtarake, urdhërohej të zgjohemi sa më shpejt, t’i rregullojmë shtretërit kuti e pastaj të presim në errësirë se çfar po ndodhë më tutje!!!

Në atë dhomë bashk ishim: Gani Krasniqi, që menjëherë pas rregullimit të shtratit fillonte ushtrimet e mengjesit! Quditrisht në dhomë ishim edhe tre Saliha por me numra të ndryshëm, emrat i kishim vetëm për vete e për ata ishim vetëm numra!: Sali Salihu i cili e ndizte një të hollë, Sali Malaj dhe unë Salih Sefa meditonim!

Pasi të zbardhej dita,dëgjohej një karrocë me rrota druri që tërhiqej nga dy të burgosur. Krismat e kazanave na bënin me dije se kaftjallin po e sjellin nga kuzhina e burgut. E shperndanin në ato dhoma të izolimit të cilat kryesisht ishin vetëm me Shqiptarë. Qetësinë e thente vetëm hapja dhe mbyllja e sporteleve, kështu si gjithnjë njejt, vinte koha e drekës, e darkës pa ndonjë ndryshim plotë 17 muaj rresht, përveq se sot kishim një perjashtim sepse pas dite kishim të drejtë të shkruanim letra per në shtepi!

Vendosa që kësaj radhe t’i shkruaj motrës së vogë, e cila ishte nxënëse e SHMM “9 maj“ në Prishtinë!

E fillova me tregimin se si Lili e kishte rrah Selmanin. Kur e pyeten Selman, e pse të rrehi Lili? ai u pergjegj shkurt: Valla vetëm pse jam krahthatë!!! E vazhdova letrën duke i spjeguar  motrës kuptimin e fjalës krahthatë si dhe arsyen pse jam këtu ku jam!

I thash se e kishim një arë,shumë të mirë që e kishim trashëgu nga gjysh e katërghysh, sikurse thoshte babai e jona ishte e jona prej se egziston njerëzimi në tokë. Aty kishim shtepinë, aty ishte edhe oda e burrave,ndërsa gjyshja që i mbante mend shumë gjëra dhe dinte t’i spjegonte shumë bukur edhe ne formë këngësh. Eh moj loke thoshte, sa sofra është shtru, e sa buka është dhënë në këtë odë eheeee dhe vazhdonte, sa pushka është vjerrë në ato varse, sa plumi është shkrepë e sa trimi ka hy e ka dalë nga ai prag ihaaa shumë shumë!!Mua më dukej kur ajo tregonte disi edhe i shihte ato figura kreshnike!

Fati më i keq motër ishte sepse rreth e për rreth tokës tonë kishim fqinjë të këqij, të pa ngopur e gjakpirës. Ata qysh moti kishin filluar që në të kater anët të na e shtyejnë mexhat, bile edhe beheshin bashk për ti marrë tokat tona. Njëherë na ndanë na coptuan e na banë pikë e pesë e ma vonë bënin po sikurse Lili që rrehi Selmanin. Na coptuan e na ndanë copa copa se ata ishin edhe shumë edhe të fortë,na shtynë mexhat që i kishim prej kur ishte dynjaja me njerëz vetëm pse ishim krah thatë!

Edhe pse motër, në këtë dhomë të vockël, i vetëm këtu nuk jam! Jemi shumë këtu e janë shumë atje!Po rritemi si fijet e grurit siq thoshte Nëna ne vizitë, ndësa po forcohemi si gurtë e fortë të Gomurit,ashtu siq thoshte gjyshja për ata trimat e sajë,andaj motër, një ditë arave dhe shtepive tona do tu dalim zot,do të vendosim ne vet se a do mbjellim grur apo misër apo çfar të deshirojmë!

Në fund të letrës motrës i dhash dy porosi: Një që të mësojnë sa më shumë, bëra një krahsim me notat e shkelqyera të cilat shkrepin sikure pushkët e gjyshes të varruara në varrëset e odës tonë!

Dy: E porosita motrën time të vogël që letrën time tua jep ta lexojnë shokët dhe shoqet dhe të gjithë ata që ajo kishte besim…

Fatkeqësisht kjo letër tash afër katër dekada udhëton pa mbërri për aty ku e kisha nisë.

Po e presim ndoshta vjen e ndoshta jo!!!

Sonte, vetëm sa e ri kujtova aq sa me ka mbetë në këtë mendje goxho të hargjuar!!!

Vëllezër e ju motra kudo që jeni.

Anmiku i djeshem nuk bëhet mik i sotëm,andaj vigjilenca dhe uniteti nevoitet më tepër se kurrë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me…