Leutrim Ratkoceri: Faleminderit, Prishtinë! Bashkë po rritemi – nga 6 asamblistë në vitin 2017, në 12 në vitin 2025

20 tetor 2025 | 13:59

Kandidati për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Leutrim Ratkoceri ka marr besimin qytetar që t’i përfaqësoj ata në kuvendin komunal. Ratkoceri në zgjedhjet e 12 tetorit ka marrë 887 vota duke u radhitur i treti pas bartësit të listës, Uran Ismaili.

“Faleminderit Prishtinë! Bashkë po rritemi.

Rezultati për Asamble në këto zgjedhje tregoi se puna me përkushtim, ndershmëri dhe dashuri për Prishtinën shpërblehet me besim e mbështetje të madhe.

Nga 6 asamblistë në vitin 2017 në 12 në vitin 2025 – një dyfishim që tregon rritjen tonë të përbashkët, energjinë, vullnetin dhe besimin te njëri-tjetri. Ky është themeli që e bën më të lehtë ndryshimin e Prishtinës për të mirë, sepse qëllimi ynë është i njëjtë: një qytet funksional, më i pastër dhe miqësor për të gjithë.

Faleminderit çdo qytetarit dhe vullnetarëve, kryetarit Uran Ismaili dhe ekipit të kandidatëve për asamble që e bëri këtë të mundur. Kjo është fitorja e punës, e besimit dhe e Prishtinës që po rritemi bashkë.”, ka shkruar Ratkoceri i cili ka fituar mandatin e tretë në asamblenë komunale të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe i dënuari i Hagës,…