
Leverkuseni pranon ofertën e Sunderland për Granit Xhakën
Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland për 20 milionë euro, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano i cili ka njoftuar transferimin e mesfushorit shqiptar te klubi anglez.
Sipas raportimeve, Xhaka, i cili deri më tani luante për Bayer Leverkusen, do të bashkohet me “Black Cats” për një shumë prej 20 milionë eurosh.
Kontrata e tij me Sunderland do të zgjasë deri në vitin 2027. Ky transferim vjen pas dritës jeshile nga Bayer Leverkuseni, me Xhakan që pritet të udhëtojë sot për të finalizuar lëvizjen e tij.
32-vjeçari, i cili luajti një rol kyç në titullin e parë të Bundesligës të Leverkusenit sezonin e kaluar, shihet si një goditje e madhe për Sunderlandin, të cilët sapo u rikthyen në Ligën Premier.
Klubi anglez ka investuar fuqishëm këtë verë, duke siguruar edhe lojtarë të tjerë, në përpjekje për të ndërtuar një ekip konkurrues.
Xhaka, i cili ka një karrierë të suksesshme me mbi 300 paraqitje te Arsenali, duket se ka zgjedhur Sunderlandin si destinacionin e tij të preferuar, pavarësisht interesimit nga klube të tjera, sidomos ato italiane.