
Leverkuseni shkarkon Ten Hagenin
Karriera e Erik ten Hag te Bayer Leverkusen përfundon papritur, pas vetëm dy ndeshjeve në Bundesliga (2025-2026). Shkak u bë barazimi 3-3 ndaj Werder Bremen, që luante me 10 lojtarë, teksa Leverkusen shpërdoroi avantazhin 3-1, duke pësuar kolapsin e papritur.
Pas kësaj ndeshjeje si shkak, drejtuesit e klubit vendosën të ndahen me trajnerin holandez, i cili drejtoi vetëm dy ndeshje zyrtare në kampionat. Në një komunikatë zyrtare, Leverkusen ka njoftuar: “Bayer 04 Leverkusen ka vendosur të ndahet menjëherë me trajnerin Erik ten Hag. Deri në një vendim tjetër, stërvitjet do të udhëhiqen nga stafi ndihmës i trajnerit”.
Kjo është një lajm befasues, duke pasur parasysh reputacionin e Ten Hag si ish-trajner i Manchester United, por tregon presionin e madh në Bundesliga dhe pritshmëritë e larta për skuadrën gjermane në fjalë.
Bayer 04 Leverkusen has parted ways with head coach Erik ten Hag with immediate effect.
Training will be taken over by the assistant coaching staff for the time being. pic.twitter.com/aKrEtySB46
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) September 1, 2025