Lewandowski drejt largimit, Laporta rikthen “ëndrrën” e madhe
Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta është duke menduar seriozisht për transferimin e Erling Haaland në verën e vitit 2026, sipas raportimeve nga “El Nacional|.
Lëvizja lidhet me largimin e Robert Lewandowski, që nuk do të rinovojë kontratën dhe pritet të përfundojë në Arabinë Saudite.
Haaland, i shndërruar tashmë në një nga sulmuesit më frikësues në Europë te Manchester City, është konsideruar prej kohësh nga Laporta si zëvendësuesi ideal për qendrën e sulmit të Barcelonës. Megjithëse çmimi i transferimit dhe paga e lojtarit mund të kalojnë 150 milionë euro, Laporta beson se ndikimi sportiv dhe medial do të justifikojë investimin.
Në moshën 26-vjeçare, Haaland do të bëhej forca kryesore e sulmit, duke kompletuar talentet e reja si Lamine Yamal dhe Pedri për të formuar një trio sulmuese që mund të dominojë Evropën. Ky lëvizje konsiderohet rrezik strategjik, por Laporta mbetet i bindur: për të rikthyer Barcelonën në majat e futbollit, Haaland është një domosdoshmëri.



