Licenca për kompaninë e Dalipit për tregti me energji, Çitaku: Krimi në këtë sektorin ka marrë përmasa galoponte

10 korrik 2025 | 15:45

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ZRrE-ja sot ia ka dhënë licencën për tregtim të energjisë kompanisë së vëllait të Luani Dalipit, këshilltarit të Albin Kurti.

Ajo ka thënë se dhënia e kësaj licence nuk ka qenë befasi.

Në këtë kontekst, Çitaku ka shkruar në “Facebook” se krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante.

“E vërtetë, kjo nuk është aspak befasi. Krimi në sektorin e energjisë ka marrë përmasa galopante. Sot, gjithçka vendoset në grupe të mbyllura në ‘WhatsApp’, nga tenderët, te licencat, e deri te ndërprerjet e energjisë elektrike. Dhe në ato grupe janë të përfshirë krerët e kupolës së Vetëvendosjes, ashtu siç tashmë është e dokumentuar edhe nga Prokuroria. Por faturën nuk e paguajnë ata. Faturën, me gjithë pasojat, po e paguajnë qytetarët, çdo muaj, çdo ditë, çdo orë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e qendërsulmuesit veteran, Edin Dzeko,…