Liderët efektivë japin dorëheqje

14 nëntor 2025 | 19:46

Shkruan: Dr. Sc. Antigona Gashi

Liderët efektivë japin dorëheqje kur kjo i shërben vendit, misionit dhe integritetit të tyre.

Kjo ndodh sepse liderët e mirë:
1. Vendosin interesin e vendit përpara egos së tyre.
2. Nuk kapen pas pushtetit; në situata dështimi apo krize, ata marrin përgjegjësi dhe, nëse është e nevojshme, japin dorëheqje.
3. E kuptojnë kur cikli i tyre është përmbushur dhe i hapin rrugë energjive e ideve të reja.
4. Nëse pozita e tyre rrezikon vlerat që përfaqësojnë, zgjedhin dorëheqjen për të mbrojtur integritetin personal dhe profesional.
5. Dorëheqja nuk është dobësi. Në shumë raste, ajo është akt pjekurie dhe përgjegjësie.

Në këtë rast, një udhëheqës politik efektiv sikur z. Memli Krasniqi (PDK) e njeh kur qëndrimi në detyrë do të dëmtonte interesin publik, do të minonte stabilitetin institucional ose do të gërryente besimin. Në raste të tilla, dorëheqja mund të jetë një akt përgjegjësie dhe jo dobësie.
Pra, vendimmarrja për dorëheqje kërkon guxim moral, sidomos në skenën politike ku presioni për të qëndruar në pushtet është i madh. Ajo kërkon një vlerësim të sinqertë të situatës, një aftësi për të parë përtej interesave personale dhe një gatishmëri për të vënë përpara të mirën e përgjithshme dhe të partisë. Për këtë arsye, akti i dorëheqjes së z. Krasniqi, kur bëhet në kohën e duhur dhe për arsyet e duhura, mund të jetë një nga shenjat më të qarta të lidershipit të pjekur dhe të përgjegjshëm.
Liderë të tillë i duhen një vendi demokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…