
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, uron botuesin Mavraj për 20-vjetorin e “Epokës së re” (Dokument)
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar botuesin Muhamet Mavraj për 20-vjetorin e themelimit të gazetës “Epoka e re”.
Lideri i BDI-së, në letrën dërguar Mavrajt, ka thënë se “Epoka e re” ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në funksion të informimit të drejtë, të saktë dhe cilësor të qytetarëve.
“Kam ndrin që t’ju uroj përzemërsisht me rastin e 20-vjetorit të themelimit të gazetës suaj që lindi bashkë me shtetin e Republikës së Kosovës dhe vendosi standarde mediatike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni dhe Shqipëri, pa përjashtuar edhe diasporën shqiptare”, ka shkruar Ahmeti në letrën e urimit dërguar Mavrajt.
Ahmeti më tutje ka theksuar se mediat kanë po aq përgjegjësi edhe sa partitë politike dhe për atë arsye duhet që të angazhohemi bashkërisht drejt avancimit të mëtejmë të shoqërisë tonë. “Gazeta e juaj e nderuar, po e bën këtë me përpikshmëri, profesionalizëm dhe me dedikim”, ka shkruar Ali Ahmeti.
Urimi i plotë i Ahmetit drejtuar botuesit Mavraj: