LIDERI I FRONTIT KOMBËTAR ALI AHMETI, NË SHKUP MË 28 SHTATOR 2025, DO TË MBAJË ORË HISTORIE

28 shtator 2025 | 12:22


Ismet Sylejmani

Më 28 Shtator 2025, në Shkup do të përsëritet 25 Nëntori i vitit 2012, atëherë kur para 13 viteve, u festua 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë!

Populli shqiptar në Maqedoni të Veriut, pjesë e Frontit Kombëtar, do të dëshmojë se është zot i fateve të veta!

28 Shtatori i vitit 2025 do të mbahet mend gjatë në histori, sepse do të dëshmojë se populli shqiptar, është zot i fateve te veta, dhe se atë nuk mund ta përfaqësojnë ata që që nuk e mbrojnë dhe nuk e përfaqësojnë me besnikëri, me besë e me dashuri tradicionale skenderbegiane!

Në Arenën “ Boris Trajkovski” në Shkup, do të dëshmohet se gjithë do të bashkohen me Ali Ahmetin, dhe ky do të jetë mesazh i qartë se platforma e Skenderbeut, e Lidhjes së Prizrenit dhe e UÇK-së, për bashkim kombëtar është gjallë!

Tre folësit e liderëve të frontit, të drejtuar me fuqi mbinjerëzore nga Kryelideri i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, sot do ta dridhin tokën e Shkupit, Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut!

Bashkohuni me Ali Ahmetin, Adem Jasharin e gjallë të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Nën udhëheqjen e Tij, popullin shqiptar në Maqedoni të Veriut, e presin vetëm ditë të bardha!

Prishtinë, 28 Shtator 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar për mikpritjen e…