Lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid drejt fundit?

05 dhjetor 2021 | 13:52

Dua Lipa dhe i dashuri i saj amerikan, Anwar Hadid, thuhet se kanë pësuar një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre të dashurisë, pas dy vjetësh bashkë.

Këngëtarja 26 vjeçare është në lidhje me djalin e Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, që nga viti 2019.

Por fansat janë po dyshojnë për gjendjen e romancës së çiftit pasi ata nuk janë parë bashkë në publik për gjashtë javë.

Tani burimet pohojnë se dyshja po mendojnë të ardhmen e tyre së bashku dhe kështu kanë vendosur që romanca e tyre të ‘presë’ për momentin.

Një burim tha për “The Sun”: “Çifti doli me idenë për të ‘frenuar romancën’ e tyre muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë po rezulton e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej fillimit të vaksinimit në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë…