Lidhshmëria në mes ligjit të gravitacionit të Isak Njutonit dhe relativitetit gjeneral të Albert Ajnshtajnit (6)

01 maj 12:27

CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (6)

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Në botimet në “Epoka e re” në  vitin 2016 shumë qartë është sqaruar se masa e një trupi qiellor ndaj një trupi qiellor është e barabartë me zero. Çka do të thotë se masa e Hënës ndaj Tokës është e barabartë me 0 (kjo do të argumentohet prapë në të ardhmen). Prapë se prapë ne do të ndalemi te fizika tradicionale ku trupat qiellorë kanë masa, ngjashëm ashtu sikur i kanë menduar dy fizikanët Isak Njuton (Isaac Newtonit) dhe Albert Ajnshtajn (Albert Eisteinit). Nëse në mënyrë logjike i analizojmë këto dy ligje thuajse arrijmë te i njëjti përfundim.

Le t’i analizojmë dy ligjet e forcës tërheqëse në mes Tokës në të cilën jetojmë dhe Hënës që rrotullohet rreth Tokës në një distancë prej 356 511 km, qoftë përmes ligjeve të Isak Njutonit apo Albert Ajnshtajnit. a) Bazuar në ligjin e Isak Njutonit thuhet se forca tërheqëse gravitacionale në mes Tokës dhe Hënës në distancën e lartcekur është në përpjesëtim të drejtë me masat e tyre. Çka do të thotë se sa më e madhe të jetë masa e Tokës dhe Hënës aq më e madhe është forca tërheqëse, kurse b) Bazuar në ligjin e relativitetit të Albert Ajnshtajnit thuhet se sa më e madhe të jetë masa e trupave qiellorë deformimi i kohë-hapësirës është më i madh. Çka do të thotë se sa më e madhe të jetë masa e Tokës dhe e Hënës aq më shumë deformohet kohë-hapësira dhe aq më shumë provokohet rritja e forcës gravitacionale. (Shiko figurën 1.)

Sqarim

Siç po shihet i gjithë rezultati i forcës tërheqëse gravitacionale qoftë sipas ligjit të Isak Njutonit apo Albert Ajnshtajnit varen nga masa e trupave qiellorë. Çka do thotë se janë ligje të ngjashme por që interpretohen në mënyra të ndryshme. Prandaj nën ndikimin e forcës tërheqëse në të dy rastet Hëna do të përplasej për Tokë sepse kemi vetëm forcë tërheqëse dhe nuk ekziston asnjë forcë e identifikuar repulsive.

Relativiteti gjeneral i Albert Einsteinit, shembull i parë i thjeshtë

Ne nuk do të hyjmë te shembujt e forcës gravitacionale te Isak Njutonit, por do ndalemi më shumë te relativiteti gjeneral i Albert Ajnshtajnit i cili është më aktual.

Sipas teorisë gjenerale të relativitetit kohë-hapësira përbëhet prej katër dimensioneve, tri dimensione janë të hapësirës x,y, dhe z, kurse dimensioni i katërt është koha. Edhe për dallim që teoria gjenerale e relativitetit ku hapësirën e konsideron katër dimensionale, ne mund të kryejmë eksperimente me kohë-hapësirën vetëm me dy dimensione. Për këtë arsye le ta marrim një pëlhurë të hollë elastike dhe e vendosim mbi një enë. Në rastin e parë e marrim një sferë të magnetizuar që ka një masë (m1) dhe e lëshojmë në mes të pëlhurës, pasi pëlhura është elastike do të vërtetohet eksperimentalisht se sfera e lakon pëlhurën në mes duke e formuar një hapësirë të lakuar. Pas kësaj e marrim një sferë nga metali dhe e lëshojmë në pjesën e skajshme të enës mbi të cilën është vendosur pëlhura figura (1). Do të vërtetojmë se sfera e hekurit nuk do ta përkulë pëlhurën e të mbetet në skaj të enës, as nuk do të shkojë anash por do të rrëshqasë dhe do të shkojë në drejtim të pjesës më të madhe ku është përkulur pëlhura elastike. Do të thotë, do të shkojë drejtë sferës magnetike nga fakti se aty është lakuar më së shumti pëlhura. (Shiko figurën 2.)

No description available.

Shembulli i dytë i thjeshtë

Tani në rastin e dytë, ashtu ngjashëm sikur në rastin e mëparshëm do të marrim dhjetëra sfera të vogla dhe do ti lëshojmë nga të gjitha anët në skajet e pëlhurës. Në të njëjtën mënyrë do të vërtetojmë se asnjëra nga sferat nuk do ta përkulë pëlhurën e të mbetet në vendet ku janë lëshuar, por do të ndjekin pjerrtësinë e pëlhurës të gjitha sferat, dhe në fund do të përfundojnë afër sferës së magnetizuar nga fakti se masa e sajë ishte më e madhe si dhe e ka lakuar pëlhurën elastike më shumë në mesë të enës. (Shiko figurën 2.)

Në këtë mënyrë sikur Dielli të ishte në gjendje të ngurtë ashtu sikur është tani Toka, atëherë të gjithë trupat qiellorë, satelitët natyral dhe asteroidët, duke përfshi edhe asteroidët në rripin e Kuiperit do të bashkoheshin në qendër aty ku do ishte përkulur hapësira për shkak të masës së diellit. (Shiko figurën 3.)

Dhe asnjëherë nuk ndodhë që sfera e vogël, apo sferat e vogla ta përkulin hapësirën në vendet ku janë lëshuar, por as nuk ndodhë të kthehet pas dhe të ngritët mbi pëlhurë e të largohet nga ena. Kjo nuk ndodhë sepse natyra nuk e lejon. Prandaj shtrohet pyetja si e lejon natyra që dielli ta përkul hapësirën e trupat e tjerë qiellorë të mos përplasen për të. Pra edhe në këtë rast te Albert Anshtajnit pasi është thënë se forcën gravitacionale e provokon përkulja e kohë-hapësirës, pse nuk është dhënë shkalla e elesticitetit të hapësirës, sepse masa e trupave qiellorë e konsumon elasticitetin e kohë-hapësirës, kështu nuk kemi një elasticitet të kohë hapësirës përreth trupit që e ka shkaktuar atë deformim të kohë-hapësirës. Pra siç po shihet as Albert Anshtajni nuk ka lënë hapësirë për forcë shtytëse në mes trupave qiellorë. Nga ana e tjetër thuhet se energjia e zezë si një forcë antigravitacionale është e shpërndarë në mënyrë uniforme në tërë hapësirën e universit, dhe kjo shpërndarje uniforme i kundërvihet forcës tërheqëse në mes trupave qiellorë. Tani nëse kjo energji negative e shpërndarë në mënyrë uniforme në tërë universin do ta kundërshtonte forcën tërheqëse, me ç’rast do ta parandalonte goditjen e trupave qiellorë, tani shtrohet pyetja si ka mundësi trupi qiellorë të rrotullohet rreth një trupi qiellorë duke kaluar përtej kësaj energjie negative, duke e marrë parasysh se këndi i lakimit të hapësirës është i lakuar (në eksperiment 7°), kurse këndi i lëvizjes rrethore është i drejtë (0°). Prandaj forca tërheqëse gravitacionale do ta shpejtonte rrokullisjen e trupit në hapësirën e lakuar drejt qendrës, por nuk do kishte mundësi për ta rrotulluar trupin rreth vetes. (Shiko figurën 4.)

Kjo nuk ka asnjë logjikë shkencore jo të ndodhë por as që duhet të mendohet. Por gjërat do të komplikohen edhe më shumë te energjia e zezë, sepse nëse lakohet hapësira atëherë vije pyetja se si do të lakohet energjia e zezë, sepse nëse nuk dihet se prej cilave grimca është krijuar hapësira, si mundemi ta imagjinojmë që është lakuar kohë-hapësira. Këto janë imagjinata dhe do të duhet një bazë shkencore që do ta vërtetonte ndonjë fenomen natyror, qe ne të ishim në gjendje ta sqarojmë. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë është përfshirë nga zjarri në rrugën e re…