Lidhshmëria në mes të laboratorit të CERN-it dhe atij të Fermilabit (3)

28 prill 2021 | 11:21

CERN dhe FERMILAB kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që tashmë është zbuluar nga fizikani Naim Krasniqi (3)

Nga: Naim Krasniqi, fizikan

Bazuar në të dhënat e tyre të publikuara nga CERN më 23/03/2021 dhe FERMILAB më 07/04/2021 duke mos hyrë në detaje të eksperimenteve të tyre por në rezultatet e tyre shihet qartë se të dyja qendrat hulumtuese shkencore paralajmërojnë rënien e modelit standard të fizikës së grimcave që ndërlidhet me grimcën muon, si dhe dy qendrat hulumtuese shkencore flasin për zbulimin e 1) Një grimcë të re apo 2) Interaksion të ri fundametal të fizikës.

Prandaj ka një ngjashmëri në mes të dy qendrave hulumtuese shkencore CERN dhe FERMILAB me rezultatet e tyre shkencore. Të dyja qendrat kanë kryer eksperimente me të njëjtat grimca muone dhe të dyja qendrat shkojnë drejt rënies së modelit standard të fizikës së grimcave dhe paralajmërojnë ardhjen e një fizike të re.

Rënia e modelit standard të fizikës së grimcave dhe ardhja e një fizike të re

Bazuar në raportet shkencore të këtyre dy qendrave për hulumtime shkencore CERN dhe FERMILAB mbi rezultatet eksperimentale të tyre, mund të themi se: a) Nëse del e vërtetë se kanë gjetur një grimcë të re që nuk është në modelin standard të fizikës së grimcave, do të thotë se kanë gjetur grimcën e 13 e cila bashkëvepron me të gjitha grimcat në univers. Kjo jep për të kuptuar se duhet të ndërrohet modeli standard i fizikës së grimcave dhe të shkohet drejt një fizike të re.

Sqarimi i parë mbi zbulimin e grimcës së re

Edhe pse grimcës së 13 ende nuk i dihet emri i saktë apo grimca e 13 përbëhet nga një grimcë ashtu sikur theksohet në raportet që vijnë nga CERN-i dhe FERMILAB-i, por me rëndësi është të sqarohet se kjo grimcë a është artificiale e prodhuar në laborator eksperimental të CERN-it apo FERMILAB-it apo është një grimcë e zbuluar në natyrë nga këto dy qendra hulumtuese. Këto dy fenomene janë diametralisht të kundërta sepse në laboratore përdoret dhuna artificiale kurse në natyrë dhuna natyrale dhe assesi nuk bënë të përzihen njëra me tjetrën, për faktin se rezultatet quhen të impunuara dhe nuk janë natyrale.

  1. b) Nëse del e vërtetë se kanë gjetur një interaksion të ri apo një forcë të re në natyrë e cila krijohet nga ndonjë grimcë e panjohur dhe e cila nuk është në modelin standard të fizikës së grimcave, atëherë do të thotë se kanë gjetur forcën e pestë fundamentale të fizikës.

Sqarim i dytë i forcës së re fundamentale të fizikës

Shkencërisht dihet se grimcat formojnë fusha, dhe fushat formojnë forca kjo nuk mund të mohohet, prandaj nëse kanë gjetur një forcë të re që deri sot nuk është njohur nga fizika kjo i hapë rrugë një force që nuk është tërheqëse, sepse fizika përkatësisht modeli standard i fizikës së grimcave njeh vetëm forcat tërheqëse e nuk njeh asnjë forcë repulsive. Çka do të thotë se qendrat hulumtuese shkencore CERN dhe FERMILAB kanë gjetur forcën e pestë fundamentale përndryshe forcën repulsive që vepron në univers qoftë në mikrobotë apo në makrobotë.

Qendrat Evropiane për hulumtime bërthamore CERN dhe laboratori Amerikan i fizikës së grimcave FERMILAB, kërkojnë forcën e pestë fundamentale të fizikës, që është e zbuluar nga unë, Naim Krasniqi

Në jetën e përditshme çdo individ i çfarëdo profesioni qoftë, e mirëpret arritjen e rezultateve të ndryshme shkencore nga cilido shkencëtar apo qendër për hulumtime shkencore. Prandaj edhe unë ngjashëm sikur të tjerët e kam mirëpritur lajmin e publikuar nga këto dy qendra për hulumtime shkencore mbi zbulimin e një grimce të re apo force fundamentale të re.

Gëzimi te unë është edhe më i madh, sepse rezultatet e këtyre dy qendrave shkencore CERN dhe FERMILAB për të cilën pretendojnë se e kanë zbuluar një grimcë të re apo një forcë të re fundamentale të fizikës në një mënyrë a tjetrën do ta zbardhin të vërtetën se në këtë forcë fundamentale të fizikës brenda të cilës hyjnë dy forca fundamentale, ku njëra vepron në makrobotë dhe tjetra që vepron në mikrobotë është tani e zbuluar. Këto dy forca fundamentale së bashku me tri mikrogrimcat që i shkaktojnë këto forca i kam zbuluar për herë të parë unë, Naim Krasniqi, i lindur në fshatin Lloqan të Komunës së Deçanit. Zbulimin enigmatik të kësaj force fundamentale të fizikës e kam bërë në muajin shkurt të vitit 2013, gjatë testimeve eksperimentale që isha duke i punuar për patantimin e një motori magnetik.

1) Forcën fundamentale të fizikës që vepron në makrobotë e kam pagëzuar Fusha Antimagnetike që vepron si një forcë repulsive në mes trupave qiellorë; 2) Forcën fundamentale të fizikës që vepron në mikrobotë e kam pagëzuar Fusha Antielektrostatike që vepron si një forcë repulsive në mes grimcave në brendësi të atomit; 3) Kurse mikrogrimcat që i formojnë këto forca do të sqarohen në vazhdim.

Edhe pse pothuajse sipas mundësisë sime kam kërkuar mënyra të ndryshme për t’u takuar me personalitete kompetente por edhe me qendra hulumtuese shkencore duke përfshirë edhe ESA – The European Space Agency, CNES Centre national détudes spatiales, NASA La National Aeronautics and Space Administration që do ta dëgjonin zërin tim mbi këtë zbulim epokal të fushës antimagnetike dhe fushës antielektrostatike, por fatkeqësisht prapë se prapë askush nuk ishte i gatshëm të paktën të më pranojnë e ta dëgjojnë zërin tim, dhe një injorim i tillë mund të ketë lidhje me atë që kam deklaruar në “Epoka e re” në vitin 2019, se shkas i këtyre mund të jenë emri mbiemri dhe origjina ime. Kështu që, duke iu falënderuar gazetës “Epoka e re” e cila shprehi gatishmërinë për të më dhënë një hapësirë për botimin e një serie të gjatë të shkrimeve shkencore për këtë zbulim, duke informuar kështu edhe opinionin kombëtar e ndërkombëtar. Këto zbulime të miat shkencore së pari u botuan në vitin 2016 (nga data 20/09/2016 deri më 26/09 2016) me titullin: “Zbulimi eksperimental i forcës shtytëse në mes trupave qiellorë është fundi i ligjeve të fizikës nga struktura e atomit deri te universi”.

Po ashtu edhe studimet e mia u botuan edhe më 16/07 2019 deri më 31/07/2019 me titullin: “Fizika simetrike udhëtim drejt universit”, kurse “Fizika dhe kimia simetrike udhëtim drejt universit” u botuan po ashtu në “Epoka e re” nga data 15/01/2020 deri më 04/02/2020, dhe së fundmi botimet me titull: “Fizika simetrike është rruga e vetme për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit” nga data 06/042020 deri më18/06/2020. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova do të jetë pjesë e 26 shteteve në njërin…