Liga e Evropës rikthehet sot me ndeshjet ‘play-off’-it

15 shkurt 2024 | 12:00

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjen e fazës “play-off” në Ligën e Evropës, ku fituesit do t’i bashkohen në fazën e 1/8-tës, tetë ekipeve të para të grupeve.

Pas ndeshjeve të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, e enjtja është e rezervuar për garën e dytë elitare evropiane të klubeve.

Në këtë fazë të njohur si “play-off” luajnë ekipet që kanë përfunduar në vendin e tretë të grupeve të Ligës së Kampionëve kundër ekipeve që kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet e Ligës së Evropës.

Fituesit e këtyre ndeshjeve “play-off” do të ballafaqohen me fituesit apo vendet e para të grupeve në një short të ri për ndeshjen e fazës së 1/8-tës.

Feyenoord-Roma, Galatasaray-Sparta Praga, Shakhtar Donetsk-Marseille dhe Young Boys-Sporting Lisbona janë katër ndeshjet e para të ditës, pasi do të zhvillohen nga ora 18:45.

Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe katër ndeshjet tjera: Milan-Rennes, Benfica-Toulouse, Braga-Qarabag dhe Lens-Freiburg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company vazhdon të jet lider i çmimeve të lira,…