
Liga e Parë: Feronikeli ‘74 merr kreun, Vëllaznimi vetëm barazim ndaj Suharekës
05 tetor 2025
| 13:41
Janë mbyllur takimet e javës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, me rezultate interesante dhe zhvillime që ndryshojnë renditjen.
Në derbin lokal të Prizrenit, Liria dhe Prizreni ndanë pikët pas një barazimi pa gola. Vëllaznimi arriti të shpëtojë një pikë në duel me Suharekën, ndonëse dy herë ishte në disavantazh.
Feronikeli tregoi forcën duke fituar bindshëm ndaj KEK-ut dhe merr kreun e tabelës. Ndërkohë, Trepça pësoi një humbje ndaj Rilindjes 1974.
Barazime pa fitues u regjistruan në përballjet: 2 Korriku – Vjosa, Istogu-Tefik Çanga dhe Besa – Kika.
Spektakli i javës u zhvillua në ndeshjen mes Ramiz Sadikut dhe kundërshtarit të tij, ku skuadra kryeqytetase përmbysi disavantazhin 0-2 në një fitore dramatike 3-2.