
Lille kërkon portierin e Bayernit
11 maj 2021
| 16:07
Lille ka bërë zyrtare një ofertë për huazimin e portierit të Bayern Munchen, Alexander Nubel. Klubi francez e dëshiron portierin gjerman për dy vite si huazim.
AS Monaco, Borussia Dortmund dhe Hertha Berlin janë ende të interesuar për Nubelin. Portieri Nubel dhe agjenti i tij do të donin ta provonin këtë mundësi dhe të zhvilloheshin në një portier të klasit botëror.
FC Bayern pritet të marrë një vendim së shpejti për të ardhmen e portierit të talentuar.