
Lille po synon rikthimin e Giroudit në Ligue 1
Olivier Giroud është i gatshëm të rikthehet në Ligue 1, me Lille që po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e tij gjatë kësaj vere. Sipas portalit të njohur “Foot Mercato”, klubi verior francez ka shfaqur interes serioz për sulmuesin 37-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Los Angeles FC në MLS.
Burime të afërta me negociatat konfirmojnë se bisedimet mes palëve po ecin në drejtimin e duhur.
Giroud ka një kontratë me ekipin amerikan që zgjat deri në dhjetor 2025, me opsion rinovimi për një vit tjetër në dorën e klubit. Megjithatë, pas eliminimit të LAFC nga Botërori për Klube, pritet një takim vendimtar për të përcaktuar të ardhmen e francezit.
Lille është duke përgatitur një ofertë me kontratë njëvjeçare dhe opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Optimizmi është i lartë në kampin e klubit francez, sidomos për faktin që vetë Giroud dëshiron të rikthehet në elitën e futbollit francez, ku nuk ka luajtur që nga sezoni 2011 kur u largua nga Montpellier.