Limaj: Djem e vajza, bëhuni ushtarë të komandantit e më ndihmoni ta çajmë rrethin si dikur në malet e Berishës

04 dhjetor 2025 | 22:18

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për garën në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Limaj bëri një krahasim mes situatës së tij politike sot dhe një prej momenteve më të vështira të luftës, rrethimit në Malet e Berishës nga ushtria serbe.

Ai tha se ashtu siç i kishte qëndruar rrethimit atëherë për të mbrojtur qindra civilë, edhe sot është i vendosur t’i qëndrojë presionit politik përballë.

“Unë jam njeri i sfiduar në jetë, kam pasë sfida por ua kam dalë atyre, sepse kam besu. Në ofenziven serbe në Malet e Berishës, ishim të rrethuar, patëm oferta për t’u tërhequr, nuk u tërhoqa me shoktë e mi, nuk u prek asnjë civil aty. 85 mijë banorë civil s’u prekën, sepse për tri javë qëndruam me shokët e UÇK-së…

Po du me i thënë djemve dhe vajzave të reja, se kam parë shumë me shenj të UÇK-së nëpër telefona, Facebook, nëpër postime, ne tubime. Du me iu thënë komandanti është ti rrethuar, më kanë rrethuar do të padukshëm, do grupe të vogla këtu, më ndihmoni e më besoni të thyej rrethimin bashkë. Ma besoni votën kësaj here… ta çajmë këtë rrethim që po bëhet nëpër do zyre, podrume e që s’po dojnë me pa në parlament… më besoni se dikur ma keni besuar jetën, po flas për ata që kanë qenë ushtarë e 85 mijë civilë… djemë e vajza bëhuni ushtarë të komandantit e të çajmë këtë rrethim bashkë. E të ia bëjmë një surprizë Kosovës”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si e vetme…