Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin

14 nëntor 2025 | 11:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se beson se një grup i bashkuar mund t’i bënte ballë Albin Kurtit dhe ta mposhtë në një të ardhme të afërt.

Limaj ka thënë se kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha mund të futen në garë për vendin e parë.

“Unë besoj që kandidatura serioze me një infrastrukturë serioze të dy kampeve të mëdha, seriozisht mund të futen në garë për vendin e parë dhe unë besoj fort, jo opozitarizmin e fortë, por seriozisht jam i bindur që ai kandidat do të jetë kryeministër i Kosovës. Me pas garë përnime, me pas alternativë përnime, e me pas një ekip të komponuar mirë, e një ekip që ka tjetër objektiv, me fituar votën, e mu pa si alternativë serioze e jo thjeshtë sa për dekor edhe me bërë garën e të tretit e të dytit siç ka ndodh në të kaluarën”.

“Unë mendoj se duhet me u bë dy-tri pole, minimum tri grupime të fuqishme që e maksimalizon votën opozitare”, ka thënë Limaj. /Gazeta10

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vizitës së Lionel Messit në “Spotify Camp Nou” në…