
Limaj i emocionuar flet për intervistën e Thaçit, e quan president
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.
Ai para mediave, ka thënë se patriotët e Kosovës kjo intervistë ishte ishte një përmallim.
“Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejtë. Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se kush e kupton, Thaçi ka folur shumë.
“Më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm Kosova është e përjetshëm, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë”.
“Po na mungojnë ata zëra racional në Kosovë, kemi mbetur si në një oazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. Politika nuk është urrejtje”, ka thënë Limaj.