
Limaj: I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të Sylë Zhitisë
17 maj 2020
| 12:59
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur lajm të trishtë vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllai i heroit të kombit, Afrim Zhitia.
Me këtë rast, Limaj e ka ngushëlluar familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur Sylën.
“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të Sylë Zhitisë, vëlla i heroit të kombit, Afrim Zhitia. Sylë Zhitia, nga një familje atdhetare, ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhitia, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Sylën”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)