“Limaj ka rënë në grackën e Kurtit”

22 korrik 2025 | 20:34

“Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”.

Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës Pal Lekaj.

“Nuk e di pse ka rënë në këtë grackë” deklaroi.

“Në opozitë kam bashkëpunuar edhe me Vetëvendosjen, edhe me zotëri Kurti, edhe me zotëri Limajn më tepër edhe i di qëndrimet e tyre. Kur e njoh një njeri, kur e di se ku e ka qëllimin nuk mundet të më përdorë për një përdorimësh”, deklaroi ai .

Gjatë këtyre ditëve janë rritur zërat për një bashkëpunim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismas Socialdemokrate, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Tashmë janë bërë 50 seanca të dështuara për konstituimin e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese ka reaguar pasi Presidentja…