
Limaj: Kauza “Me çlirimtarët” po bashkon patriotë të shumtë anekënd vendit
Lideri i Nisës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, ka vizituar komunën e Vushtrrisë.
Me këtë rast, ai ka bashkëbiseduar me veteranët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Limaj ka thënë se kauza “Me çlirimtarët” po bashkon patriotë të shumtë anekënd vendit.
“Sot, kam qëndruar në qytetin e Vushtrrisë, për t’ju përgjigjur ftesës për bashkëbisedim me veteranët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, të cilët fuqishëm janë rreshtuar krah kauzës sonë “Me Çlirimtarët” për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kauza jonë “Me Çlirimtarët” po bashkon patriotë të shumtë anekënd vendit, të cilët çdo ditë e më shumë po e mbështesin frymën çlirimtare të Nismës dhe numrin 121”, ka thënë Limaj.