Pres që shumica e deputetëve ta votojnë demarkacionin

12 mars 2018 | 20:53

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se Lista Serbe nuk ka votuar asgjë në këmbim për ta votuar marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

Numri dy i Qeverisë Haradinaj ka thënë se deputetët kanë pasur dilema dhe po punojnë që t’i heqin këto dilema.

Ai ka thënë se nuk janë ndalë për asnjë moment dhe janë duke punuar me të gjitha Grupet Parlamentare për të arritur shumicën e nevojshme të votave.

“Njerëzit kanë nevoje t’i hiqen dilemat dhe pres që shumica e Kuvendit të pajtohen dhe ta mbyllin këtë temë. Marrëveshja me Malin e Zi u ka dhënë mundësinë deputetëve të mos votojnë me hezitime por t’i jepet  mundësi korrigjimit të nevojshëm aty ku ka pasur gabime ose lëshime. Unë pres që të gjithë deputetët ta votojnë. Unë pres që këtë javë të mbyllet çështja e demarkacionit dhe kjo javë është shumë e rëndësishme ta mbyllim këtë temë”, ka thënë Limaj në “RTK”.

Më tutje, Limaj ka thënë se pas ratifikimit të demarkacionit, do të formohen grupet punuese të dy shteteve të cilat do të dalin në teren dhe do t’i ballafaqojnë faktet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…